Vuçiq për sulmin në Branjskë: Eulexi u refuzua nga Prishtina të ndërhyjë, qëllimi i shqiptarëve ishte t’i likuidonin të gjithë serbët
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic në këto momente është duke dhënë intervistë për televizionin publik të Serbisë ku po flet për sulmin terrorist në Branjskë të Zveçanit.
Vuçiq, siç edhe e bën shpesh, është munduar të manipulojë me sulmin në Kosovë nga grupi terrorist, teksa thotë se “qëllimi i shqiptarëve ishte likuidimi i të gjithë serbëve”.
“Është çudi që krejt po heshtin, krejt thojnë se është aksion i kombinuar me EULEX-in, pse nuk po e pranojnë ata [EULEX] që janë refuzuar nga Prishtina të ndërhyjnë. Kjo e tregon qartë qëllimin e shqiptarëve për serbët.
“Ata duke refuzuar EULEXIN janë nisur të likuidojnë serbët qofshin ata 30 apo 40 se cdo ditë e rrisin numrin, njëherë kanë thënë 20. Ka vetëm 3 serbë të vrarë, tre të arrestuar kurse një prej tyre është i plagosur”, pretendon Vuçiq.
Tutje ai përmend një rast ku thotë se një prej të vrarëve është qëlluar nga Policia e Kosovës pasi është dorëzuar.
Ne kemi të dhëna se njëri prej të vrarëve, fillimisht i ka ngritur duart për t;u dorëzuar e pastaj është qëlluar, tha Vuçiq për televizionin publik të Serbisë. /Periskopi/