Vuçiq për vendimin e BQK-së për dinarin: Më dalin lotët kur shohë serbët që presin para bankomateve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas samitit Ukrainë-Evropë Juglindore që zuri të mbahet në Tiranë të Shqipërisë.
Ai në një pjesë ka folur për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalim të përdorimit të dinarit serb si mjet pagese.
Sipas tij, ky vendim është përpjekje e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’i përzënë serbët.
“S’ka rëndësi se çfarë ndodh, ne do të sigurojmë para për njerëzit tanë. Për ta definuar me nja fjali – Albin Kurti dëshiron t’i dëbojë serbët nga Kosova”, është shprehur Kurti.
“Më dalin lotët kur shoh njerëzit tanë kur shoh tek presin para bankomateve. Ne mund t’u japim tri herë më shumë sesa që u japim normalisht. Ka teknikalitete të një burri të papërgjegjshëm i cili dëshiron dëbimin e njerëzve, i cili dëshiron të bëhet legjendë duke shkatërruar një komb të tërë”.
Vuçiq ka shtuar se ata do të dërgojnë para dhe do të marrin vendime për t’i ndihmuar serbët në Kosovë.