Vuçiq: Prishtina nuk po dëshiron ta përmbush zotimin për asociacionin
02 maj 2023
| 22:25
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte nga Brukseli, se pala kosovare, nuk po do ta përmbushë sipas tij “obligimin e saj për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.
“Është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë zotimin e saj të 10 viteve më parë. Ishte e qartë nga mënyra se si ata e trajtuan draftin e statutit të AKS-së të paraqitur nga ekipi ynë drejtues. Ata thanë se nuk e duan Republikën Srpska”, ka thënë sonte presidenti serb Aleksandar Vuçiq.