Vuçiq propaganda: Kosova po përgatitet për aksione kundër serbëve

14 korrik 2022 | 08:30

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa po fliste për dialogun Kosovë – Serbi, ka thënë të mërkurën se “Kosova po përgatitet kundër serbëve”.

Gjatë një interviste në TV Pink, Vuçiqi ka thënë se “dialogut i ka humbur kuptimi”.

“Por ne do t’i përgjigjemi dialogut”, ka thënë ai.

Megjithatë, ka deklaruar se s’ka marrë ftesë për një raund të ri të bisedimeve me Kosovën.

Njeriu më i pushtetshëm në Serbi ka deklaruar se duan që ta ruajnë paqen.

“Do të jap gjithçka nga vetja dhe do të bëjmë gjithçka për ta ruajtur paqen”, ka thënë ai.

Mirëpo, beson se “Serbia duhet të jetë e vetëdijshëm”, siç e quajti ai, “hipokrizinë që e rrethon”.

Po ashtu, Vuçiqi ka folur edhe raportet me Rusinë, duke thënë se “do t’i ruajnë ato”, përkundër situatës aktuale gjeopolitike, duke shtuar se njëkohësisht “janë në rrugën evropiane”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe, i ka thënë ushtrisë…