Vuçiqi publikon foto nga Elbasani: Ballkani i Hapur iniciativë e jashtëzakonshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka postuar në “Instagram” një foto me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev nga darka zyrtare që po mbahet mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Vuçiq ka shkruar se “Open Balkan” është një iniciativë e jashtëzakonshme.
“Ne e konsiderojmë OpenBalkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, @ediramaal, dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, @zoranzaev”, ka shkruar Vuçiq.
Kujtojmë se vizita e Vuçiqit në Tiranë është përcjell me protesta të qytetarëve, protestë kjo e organizuar nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.