Vuçiq: Radoiçiqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe
29 shtator 2023
| 14:35
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për TV Espanyol, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
“Radoiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiqi tutje është shprehur se Lista Serbe është “luftëtare e lirisë” dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, sipas tij, e mendojnë të njëjtën gjë. Presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.
“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresivë janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo më shqetëson dhe më tremb”, ka thënë Vuçiq.