Vuçiq reagon për protestën kundër zgjedhjeve, kërkon të arrestohen dhunuesit
25 dhjetor 2023
| 00:19
Qytetarët serbë po protestojnë kundër mashtrimit industrial në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
Disa nga ta sonte tentuan që edhe dhunshëm të hyjnë në kuvend.
Ata po kërkojnë anulimin e këtij procesi dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Kjo protestë po organizohet nga opozita serbe.
E me këtë rast ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq shtoi se çdoherë është në vendin e tij të punës.
Ai tha se është gjithmonë gati për ta mbrojtur stabilitetin e vendit.
“Është e rëndësishme që të ruajmë paqen, të arrestojmë dhunuesit dhe të sigurojmë një të ardhme për fëmijët tanë”, tha Vuçiq.
Rreth procesit zgjedhor atje kishin reaguar edhe shtetet dhe organizatat ndërkombëtare.