Vuçiq: Serbia është e gatshme që ta vazhdojë dialogun me Prishtinën posa të hiqet taksa
30 janar 2019
| 22:45
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut, në momentin që Prishtina e heq taksën.
“Kam folur sonte në telefon me Komisionarin Hahn si dhe ndihmës sekretarin e SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Wes Mitchel për situatën në rajon, rrugën evropiane dhe i kam porositur se Serbia është e gatshme që të vazhdojë dialogun me Prishtinën posa të hiqet taksa ndaj mallrave serbe”, ka shkruar Vuçiq në profilin e vet në “Twitter”.