Vuçiq: Serbia gaboi duke votuar rezolutën e OKB-së për Ukrainën

25 shkurt 2025 | 11:16

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se beson se Serbia ka gabuar duke votuar për një rezolutë evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe integritetin e saj territorial, por duhet të kishte abstenuar.

“Mendoj se Serbia ka bërë një gabim sot, për këtë u kërkoj falje qytetarëve dhe fajin e kam vetë, sepse ndoshta jam i lodhur dhe i rënduar dhe nuk mund t’i bëj të gjitha”, tha Vuçiq mbrëmë për  Happy Tv, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se Serbia ka abstenuar në propozimin e rezolutës amerikane dhe se “ka votuar ashtu siç duhet”, duke thënë se sipas tij është dashur të abstenojë edhe për rezolutën evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët finlandezë të misionit të KFOR-it kanë kryer patrullë rutinore…