
Vuciq sërish kërcënon protestuesit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar në Instagramin e tij daljen e tij publike në TV Pink.
Ai ka kërcënuar se sot do t’i ekspozoj të gjithë anë tarë t e organizatë s civile Crta dhe pjesëmarrësit e tjerë në protestën më të madhe të Serbisë me 15 mars, të cilët presidenti i quan ‘revolucion me ngjyra’.
Pavle Dimitrijeviq nga organizata e shoqërisë civile Crta tha se qeveria duhet të ndërmarrë hapa për të kuptuar se çfarë ndodhi në protestën e madhe në Beograd, pas së cilës tubimi u ndërpre.
Dimitrijeviq paralajmëroi se dëshmitë dhe regjistrimet tregojnë se “një sulm ndaj qytetarëve ka ndodhur patjetër”.
Por, Vuçiq edhe një herë e ka mohuar këtë, duke aluduar se ndërkombëtarët kanë gisht në krejt atë çka ka ndodhur në Serbi.
“Kur nuk ke plan dhe program, kur duhet t’i shpjegosh popullit pse lëviz, filloni të shpikni topa zanorë dhe supersonikë. Kur u themi se në rrugë nuk kishte fare topa zanor, se askush nuk i përdorte, as nuk i panë, atëherë menduan të thërrasin në ndihmë CRTA-në e famshme”, tha Vuçiq.
“CRTA është ajo organizatë joqeveritare e financuar në një pjesë të konsiderueshme nga burime britanike, amerikane, suedeze, zvicerane dhe të tjera. Pra, ata punësuan një shtëpi të klasit botëror,” shtoi ai.
Ai përsëriti se ishte gati të thërriste FBI-në dhe agjencitë e tjera për të përcaktuar të vërtetën.
“Ata thanë se ishte Vortex. Është e pabesueshme që ia dolën. Hulumtim i mahnitshëm. Ka vetëm një problem – asnjë nga organet shtetërore në Serbi nuk kishte Vortex. Askush nuk do ta mposhtë Serbinë me gënjeshtra. Rroftë Serbia! Serbia do të fitojë!” ka përfunduar Vuçiq.