Vuçiq, SHBA-së e BE-së: Thoni të preferuarve tuaj që t’i respektojnë marrëveshjet e Brukselit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare, e cila është garantuese e marrëveshjes së Brukselit, jo vetëm shqiptarët, nuk kanë bërë asgjë për formimin e komunave serbe (AKS).
“Rreth AKS është folur në çdo takim. Unë nuk u besoj atyre. Pesë vjet më parë unë u gënjeva. Jam duke kërkuar që pesë vjet dhe tani unë ju them “boll më gënjyet mua”. Jo vetëm shqiptarët, nuk i besova shumë atyre, por bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.
Më pas, Vuçiqi ka thënë se Serbia ka përmbushur të gjitha ato marrëveshje që i ka nënshkruar, transmeton lajmi.net.
“Ata janë falë jush, ju i keni bërë shtete të pavarur, ju SHBA-të dhe shumë vende evropiane. Ju nuk po mund t’i bindni të preferuarit tuaj për të përmbushur atë që kanë nënshkruar, sepse ju jeni garantues”, ka deklaruar më pas ai.
Askush nuk është i interesuar fare për këtë çështje, thotë presidenti serb, dhe shqiptarët nuk kanë qenë kurrë të interesuar për të.
Tutje ai ka folur edhe për Gjukatë Speciale nga e cila thotë se nuk pret asgjë.
Por nuk ka lënë pa përmendur edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës, ku ka thënë se rrezikon seriozisht paqen në Ballkan, por Kosova po vazhdon të provokon pasi ka prapa ndërkombëtarët që po e përkrahin në çdo vendim.