Vuçiq: Sot kishim 7,500 trupa në kufi, do të reduktohen në 4,000
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk e ka në plan që ta urdhërojë ushtrinë që ta kalojë kufirin me Kosovën, së cilës ai i referohet si vijë administrative.
Në një intervistë për Financial Times, ai ka shtuar se do ta bëjë edhe tërheqjen e disa trupave nga zona rreth kufirit, ngase sipas tij një eskalim konflikti do të ishte kundërproduktiv për Serbinë dhe rrugën e saj drejt BE-së.
“Vitin e kaluar kemi pasë 14 mijë trupa përreth vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe ato do t’i reduktojmë në 4,000”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
“Është gënjeshtër e pastër që Serbia është duke dërguar ushtrinë në kufi. Serbia nuk do të përfitonte prej saj sepse do ta rrezikonte pozicionin e saj në negocitata me Prishtinën”.
Lidhur me shtimin e forcave ushtarake në kufi me Kosovën, ka pasur reagim që prej Amerikës, por edhe shteteve më të mëdha evropiane, përfshirë Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.