![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/vuqiq.jpg)
Vuçiq takohet me ambasadorët e QUINT-it, BE-së, Rusisë dhe Kinës
30 maj 2023
| 10:35
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it – SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë – ashtu si edhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.
Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, raporton Radio-Televizioni i Serbisë.
Vuçiq, gjatë ditës, do të takohet edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës./REL/