Vuçiq takohet me ministrin e Mbrojtjes dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm

09 dhjetor 2022 | 11:13

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi mëngjesin e së premtes se është takuar me ministrin e tij të Brendshëm dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe.

Ai nuk dha ndonjë detaj se për çfarë u diskutua.

“Gjatë natës dhe mëngjesit me ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Millan Mojsilloviq… Nuk ka dorëzim”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në “Instagram”.

Paraprakisht, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Në pjesën veriore të Kosovës – e banuar me shumicë serbe – ka pasur disa incidente ditëve të fundit.

Nuk është e qartë nëse në takimin për të cilin njoftoi Vuçiq, u diskutua për zhvillimet në veri të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar asfaltimi i rrugëve dhe parkingut në Spitalin e…