Vuçiq takohet sot me serbët e Kosovës, pastaj mban fjalimin “e madh”

21 gusht 2022 | 10:44

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sa ishte duke zhvilluar bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të enjten në Bruksel gjeti kohë t’i ftojë serbët e Kosovës në takim.

Në takim ai i ftoi të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve.

Bisedimet e së enjtes mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit nuk prodhuan asnjë marrëveshje në mes të palëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Ai do t’i mbledhë ata për të folur rreth bisedimeve të mbajtura të enjten në Bruksel me kryeministtin e Kosovës Albin  Kurti.

Më pas, Vuçiq do të mbajë fjalimin e paralajmëruar nga e enjtja.

Po atë ditë, kreu i shtetit serb, ka thënë se 18 gushti ka qenë ditë e vështirë në Bruksel, por do të përmbahet nga çdo koment.

Përmes një video-mesazhi në Instagram, ai ka paralajmëruar se do të deklarohet në 48 orët e ardhshme.

“Një ditë e vështirë është prapa nesh, ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin tonë, nuk mund të them se ka përfunduar me sukses, por përmbahem nga komentet e tjera, sepse shpresoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Andaj do të vazhdoj të luftoj për paqe dhe stabilitet”, ka thënë ai përmes një video-mesazhi në Instagram.

Ndonëse biseduan për rreth disa orë, Kosova dhe Serbia nuk arritën të enjten ujdi për targat dhe dokumentet serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, ka uruar bashkëkombësin e tij, Oleksandr…