Vuçiq tenton ta pengojë njohjen e Kosovës nga Kenia, ia kthen këshilltari i Pacollit: Ai nuk është askushi të flasë në emër të Kenias

17 tetor 2023 | 20:41

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur misionin e tij që ta bindë Presidentin e Kenisë, William Ruto, që Kenia mos ta njohë Kosovën. Siç tha edhe vetë, këtë e pa të nevojshme pas deklarimeve të Behgjet Pacollit se njohjen nga Kenia e kemi afër.

“Kjo është për shkak të ndikimit të madh të z. Pacolli dhe qëllimit të tyre për të shpallur se Kenia do të njohë Kosovën e pavarur. Dhe besoj se kjo nuk do të ndodhë,” ka thënë sot Vuçiq pas një bisede me presidentin Ruto.

Tash, për deklaratën e Vuçiqit ka reaguar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj. Ai ka thënë se Vuçiqit s’i takon të flasë në emër të Kenias dhe të askujt tjetër.

“Republika e Kenyas është shtet i fuqishëm dhe dinjitoz, me ndikim të madh në arenën ndërkombëtare. Aleksandër Vuçiç nuk është absolutisht askushi që të flas në emër të Kenyas dhe të asnjë shteti tjetër. Presidenti Ruto me sa e di unë nuk e ka emëruar Vuçiçin zëdhënës sepse në atë detyre e ka një person fantastik”, shkruan Zyberaj.

Ndërsa vetë Behgjet Pacolli s’e ka komentuar ende këtë deklaratë të presidentit serb. Ai kohëve të fundit ka paralajmëruar se Kosovës do t’i sjellë njohje të reja. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…