Vuçiq u bën thirrje serbëve në Veri që të dalin me iniciativa për zgjedhje

12 tetor 2023 | 23:05

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë një interviste në një televizion në Serbi u ka bërë thirrje serbëve që të ndërmarrin iniciativa për zgjedhje në katër komunat veriore.

Ai s’ka përmendur direkt peticionin si mënyrë për shkarkimin e kryetarëve aktualë, për çka Kosova ka përgatitur një udhëzim administrativ, por u ka kërkuar atyre që të dalin me ‘iniciativa’.

“Unë do t’u kërkoja qytetarëve tanë që të dalin me iniciativa për të organizuar zgjedhjet në këto katër komuna sa më shpejt. Kjo është sigurisht kërkesa ime. Unë kështu i shoh gjërat. Ndoshta ata i shohin më mirë, ndryshe, por kjo është kërkesa ime të dilet sa më shpejt zgjedhje në katër komunat në veri të Kosovës”, tha Vuçiq në Prva TV.

Sipas tij, me zgjedhje pushteti do të “jetë në duart e atyre që jetojnë atje dhe jo në duart e atyre që nuk jetojnë dhe nuk do të jetojnë kurrë atje”.

Mbetet të shihet nëse Vuçiq po i shtyn serbët drejt zgjedhjeve apo këtë po e bën për konsum ndërkombëtar për shkak të telasheve që i kanë dalur pas 24 shtatorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës e ka realizuar fitoren e parë në…