Vuçiq vazhdon propagandën në OKB: Kurti është në ballë të persekutimit të serbëve
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shpertheu në propagandë në nisje të seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), duke thënë se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovë krijuan “kushte të padurueshme” për komunitetin serb që përbën shumicën e popullësisë në pjesën veriore të Kosovës.
“Institucionet e Prishtinës kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët dhe bëjnë sulme dhe persekutime sistematike ndaj serbëve. Kjo mund të shkaktojë dëme të pariparueshme deri në takimin e ardhshëm për raportimin e radhës së UNMIK-ut”, pretendoi presidenti serb, duke përmendur vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e dinarit.
Ai përmendi edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit, përfshirë instalimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – në fund të muajit maj të vitit të kaluar.
“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbë do t’u jepte një mundësi serbëve për t’u mbrojtur nga persekutimi dhe dhuna. Në kushtet e një persekutimi të vazhdueshëm të serbëve, u bë e qartë pse Kosova refuzon obligimet e veta. Në vend që të krijojë kushtet për mbijetesën e serbëve, shohim masa sistematike që krijojnë kushte të padurueshmë për mbijetesën e serbëve”.