Vuçiq zotohet: Unë nuk e nënshkruaj njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot është duke kryesuar mbledhjen e partisë së tij që ka filluar në orën dhjetë.
Në fjalën e tij, Vuçiq nuk e ka lënë pa e përmendur edhe dialogun me Kosovën.
Vuçiq ka thënë se është për kompromis me Kosovën, por ka shtuar se si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka thënë Vuçiç.
Ai tutje ka thënë se Serbia duhet të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli, shkruan Kosovo Online.
Kjo deklaratë e Vuçiqit vjen para takimit me kryeministrin Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor.
Në këtë mbledhje Vuçiq përveç tjerash ka lexuar edhe letrën e dorëheqje së një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, Nebojsha Stefanoviqit.