![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/vucic.png)
Vuçiqi: Albright do të ketë ndikim të madh në dialogun me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur se pret që Madeleine Albright të ketë një ndikim të madh në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
Mediet serbe raportojnë se Vuçiq, ka thënë se Albright është një person i rëndësishëm e cila do të ketë ndikim të madh në dialog
Ai ka theksuar se do të luftojnë për interesat e tyre.
“Ne do të flasim dhe do të luftojmë për interesat tona, nuk do të jetë e lehtë për ne. Kjo është gjithçka që mund të them, dhe nëse prisni një fjalor ofendimesh nga unë, do të isha i papërgjegjshëm dhe joserioz nëse do ta bëja atë”, ka thënë Vuçiqi.
Ai ka thënë se puna e tyre është që të mbrojnë njerëzit e tyre në Kosovë.
Vuçiqi ka vënë në dukje se nuk ka të drejtë të luajë dhe të bëjë deklarata të papërgjegjshme që do të fyejnë fuqitë më të mëdha në botë.