Vuçiqi: Amerikanët na kanë premtuar, marrëveshja zbatohet

17 nëntor 2020 | 13:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur sot rreth marrëveshjes së Uashingtonit dhe se si e ka informuar Vladimir Putin për gjithçka që ka nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Ai në “Happy TV” të Serbisë ka thënë se amerikanët i kanë premtuar se gjithçka që është nënshkruar në Uashington do të mbetet në fuqi.

“Ne kemi marrë siguri se gjithçka e nënshkruar në Uashington do të mbetet në fuqi. Është e rëndësishme për ne që të kemi marrëdhënie të mira me Amerikën. Ata thanë se gjithçka do të respektohej. Para bisedës, kam biseduar me të gjithë aleatët tanë se nuk do të ketë surpriza për çështjen e Kosovës, sepse nëse ka, ne nuk do të nënshkruajmë asgjë. Unë e informova presidentin Putin menjëherë pas nënshkrimit për gjithçka, siç bëra edhe me zyrtarët evropianë”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Arbërie Nagavci Kurdo që lindë nevoja, thirrjet për unitet…