Vuçiqi: As mos ëndërroni që Serbia do ta njohë Kosovën
28 prill 2021
| 15:50
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të mërkurën se autoritetet në Prishtinë as nuk duhet të ëndërrojnë që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në këtë mënyrë, Vuçiqi i është kundërpërgjigjur pretendimeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se prapa gjitha “non-papers” të kohëve të fundit qëndron Serbia.
“Më lejoni t’ju them menjëherë se ajo që është shkruar në të nuk do të ndodhë, njohja nuk është e pranueshme për Serbinë”, u ka thënë Vuçiqi gazetarëve në Novi Sad, teksa ka inspektuar punimet në ndërtimin e një spitali të ri për trajtimin e sëmundjes Covid-19.