Vuçiqi: Asociacioni vetëm me marrëveshjen e Brukselit
11 prill 2018
| 08:33
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Asociacioni i komunave serbe mund të formohet vetëm në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, parimet e saj dhe planin e implementimit.
Kurse zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se ky asociacion do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës.
Në Bruksel, është njoftuar se në punën e draft Statutit të Asociacionit, Grupi Drejtues, i formuar nga Prishtina, do të ndihmohet nga ekspertët e OSBE-së, transmeton Klan Kosova.