Vuçiqi, BE-së: Nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës
14 dhjetor 2023
| 12:42
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian (BE).
Në fakt, Vuçiqi ka pasur një mesazh për BE-në, që është një mesazh që përsëritet gati pafundësisht, duke tingëlluar tashmë bajate.
Vuçiqi sërish ka thënë se nuk do të ndodhë njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
“Nëse ata donin të thonë se Serbia do të duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, unë u them që nuk do ta pranoj, dhe tani ndoshta do të gjejnë disa që do ta pranojnë, kështu që ndoshta ata do të fitojnë”, ka thënë Vuçiqi, transmeton “Tanjug”.