Vuçiqi bën me dije se pas pandemisë Serbia duhet të merret me çështje të vështira – Kosovën

30 maj 2020 | 11:31

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se pas tejkalimit të pandemisë me Covid-19 vendi i tij duhet të merret me çështje të vështira. Sipas tij, zgjidhja e problemit me Kosovën është një prej çështjeve më të rëndësishme.

Këto deklarime Vuçiqi i ka bërë derisa ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Beograd – Budapest.

Kreu i shtetit serb ka paralajmëruar se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sapo të kalojë situata me Covid-19.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë i bllokuar që nga nëntori 2018 si pasojë e taksës 100 %. Ndërkohë, nga BE-ja dhe ShBA-ja në vazhdimësi ka pasur thirrje për rinisje të negociatave.

Rikthimin në tryezën e diskutimeve e kanë vonuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë derisa nuk pritet të ketë negociata para përfundimit të zgjedhjeve në Serbi të cilat do të mbahen në muajin qershor të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MEMORANDUM KUNDËR ZORRËS QORRE TË JANULLATOSIT, PASKAL MILOS Përmes të…