Vuçiqi: Bisedë e shkëlqyeshme me Merkelin

31 gusht 2020 | 14:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka biseduar përmes telefonit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ndërsa në llogarinë e tij në “Instagram” ka thënë se biseda ka qenë “e shkëlqyeshme”.

“I jam falënderues kancelares gjermane për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe politik të Serbisë dhe mirëkuptimit të saj për pozicionin tonë të vështirë rajonal politik”, ka shkruar Vuçiqi.

Vuçiqi dhe Merkeli kanë biseduar në pauzë të Forumit të Bledit, i cili po mbahet me temën “Evropa pas Brexit-it dhe Covid-19”.

Përpara kësaj bisede, Vuçiq ka paralajmëruar se tema më e rëndësishme me kancelaren Merkel do të jetë Kosova dhe takimet e ardhshme midis Prishtinës dhe Beogradit në Uashington dhe Bruksel.

Në Bled, Vuçiqi është takuar me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, raporton “Rel”.

Vuçiqi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Tre ditë më vonë, ata do të takohen edhe në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka udhëhequr të…