Vuçiqi, bisedë telefonike me Ramën dhe Zaevin
04 nëntor 2019
| 16:41
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, lidhur me përgatitjet për takimin e dytë trepalësh në Ohër, në të cilin ata duhet të vazhdojnë bisedimet për krijimin e një ‘minishengeni’ midis tre vendeve.
“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.