Vuçiqi bisedon me Ramën për situatën në veri: Shpresojmë të triumfojë arsyeja, për të mirën e të gjithëve

01 qershor 2023 | 12:05

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Vuçiqi ka thënë se me Ramën, por edhe disa liderë të tjerë rajonalë, ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit, që nënkuptohet për situatën në veri të Kosovës.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa me rëndësi është që të bëjmë përpjekje të përbashkëta për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Folëm për zhvillimet e fundit dhe hapat e mëtejmë që mund të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes ndaj situatës aktuale të vështirë dhe serioze. Shpresoj që arsyeja do të triumfojë, për të mirën e të gjithëve”, ka shkruar Vuçiqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën është sukmuar fizikisht Hasan Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i…