Vuçiqi: Borrell kërkoi të mos lëshojmë targa KM, Kosova të mos shqiptojë gjoba

21 nëntor 2022 | 15:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e targave të automjeteve, e cila i ka vënë të hënën përballë njëri-tjetrit në Bruksel.

Vuçiqi ka dalë nga takimi trepalësh duke njoftuar se “nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”. Por, sipas tij, është arritur njëfarë pajtimi për një gjë.

“Do t’i dëgjojmë këshillat dhe kërkesat e përfaqësuesit të lartë (evropian), Borrell. Ai ka kërkuar që ata (zyrtarët kosovarë) të mos shqiptojnë gjoba, që ne mos të lëshojmë targa të reja KM – për ç’gjë ne kemi thënë se është në rregull. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, ka thënë presidenti serb.

Paraprakisht, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka zhvilluar takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin.

Fokusi i takimit urgjent ishte gjetja e një rrugedaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, thuhet në njoftimin e BE-së. Unioni ka kërkuar veçanërisht zgjidhje për çështjen e targave dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Një deklaratë për shtyp është paralajmëruar se do të lëshohet në fund të takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar se…