Vuçiqi, Daçiqit: Nuk mund ta dëgjoj më këtë justifikim

11 mars 2025 | 08:36

Studentët, të cilët prej muajsh kërkojnë nga autoritetet në Serbi të bëjnë punën e tyre sipas kompetencave të tyre, kanë bllokuar mbrëmë ndërtesën e RTS-së për shkak se prezantuesja i ka quajtur “turmë” gjatë një interviste me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas kësaj, pjesëtarët e xhandarmërisë rrahën studentët që po qëndronin para RTS-së dhe pas të gjithave u shfaq ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, i cili tentoi të “justifikojë dhunën ndaj studentëve”.

Ai tha se policia nuk ka ndërhyrë, edhe pse ka video ku shihet se policia godet studentët me shkopinj, madje edhe në kokë, transmeton Telegrafi.

“President, nëse më lejoni, pasi që disa media filluan të gënjejnë menjëherë, nuk ka pasur ndërhyrje policore, si gjithmonë deri më tani”, tha Daçiq.

Në atë moment pranë tij ishte Vuçiq, i cili pas disa sekondash tha: “Nuk mund ta dëgjoj më këtë justifikim” dhe në mënyrë demonstrative u largua.

Vuçiq i quajti studentët “plenumë bolshevik” dhe tha se ata sulmuan një polic. Studentët njoftuan se do të mbajnë nën bllokadë godinën e RTS për 22 orë.

Gjithashtu kanë paralajmëruar protestën më të madhe në Beograd për të shtunën më 15 mars, ku do t’u bashkohen edhe qytetarë nga e gjithë Serbia. Demonstratat filluan pas rënies së tendës në Novi Sad, kur vdiqën 15 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen 44 vjet nga demonstrata e studentëve të Kosovës…