Vuçiqi demantohet prapë, as ky shtet afrikan nuk e tërhoqi njohjen për Kosovën
Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti është takuar të enjten me Komisioneren e Lartë të shtetit të Eswatinit, në Londër.
Për këtë shtet ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës.
Por, Kapiti ka demantuar këtë lajm duke thënë se Kosova dhe Eswatini po forcojnë raportet dhe se po eksplorojnë për mundësitë ekonomike.
“Sot bëra një vizitë te komisionerja e Lartë znj. Thandazile P. Mbuyisa në Ambasadën e Mbretërisë së Eswatinit, në Londër. Ishte kënaqësi të trajtonim ngjarjet aktuale globale dhe ne mezi presim të forcojmë marrëdhëniet tona Eswatini-Kosovë duke eksploruar mundësitë ekonomike”, ka shkruar Kapiti në “Twitter”.
Today I paid a visit to H.E. High Commissioner Ms Thandazile P. Mbuyisa at the Embassy of the Kingdom of Eswatini, in London.
It was a pleasure to tackle current global events and we are looking forward to strengthening our relations 🇸🇿&🇽🇰 by exploring economic opportunities. pic.twitter.com/awscJjsWJb— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) January 12, 2023
Njëjtë ka ndodhur edhe me shtetin e Libisë, i cili ishte në mesin e nëntë shteteve për të cilin Vuçiq tha se çnjohu Kosovën.
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, dje ka njoftuar se ka takuar ambasadoren e Libisë në këtë vend, Amel Jerary, duke thënë se kanë rënë dakord për thellim të marrëdhënieve Kosovë-Libi.
Ministria e Jashtme e Kosovës, pas pretendimeve të Vuçiqit, ka thënë se nuk ka pranuar asnjë njoftim për tërheqje të njohjes.
Great discussion & understanding with ambassador of #Libya, @ajerary. Exchanged views on current situations in our countries, & importance of stability & democracy for peace & prosperity of both Western Balkans & Maghreb. Agreed about need for deepening #Kosovo–#Libya relations. pic.twitter.com/c1BtM5HTWy
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) January 11, 2023