Vuçiqi: Dështimi i Kosovës në Interpol, fitore e Serbisë
20 nëntor 2018
| 11:49
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se refuzimi për pranimin e Kosovës në Interpol është fitore e shtetit serb.
“Serbia nuk është një vend që është i lehtë për ta mundur, për ta turpëruar dhe shkelur”, ka thënë ai në një konferencë për medie në Beograd.
Vuçiqi ka falënderuar të gjitha vendet që kanë votuar kundër dhe që kanë abstenuar në këtë proces.
Ai ka thënë se ky ishte një sukses, por Serbia nuk duhet të bazojë të ardhmen e saj në inate, por në një qasje racionale.