Vuçiqi: Do ta mbështes çdo vendim të serbëve në Kosovë

16 tetor 2023 | 14:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se do ta mbështes çdo vendim të serbëve në Kosovë.

“Duhet të jeni me popullin tuaj kur është e vështirë, nuk po e detyroj askënd, por mendoj se rrethanat kanë ndryshuar”, ka thënë ai gjatë vizitës në Kinë.

Vuçiqi ka thënë se është e rëndësishme të flasin, edhe nëse nuk del asgjë nga dialogu.

“Dihet se unë e mbështes opsionin politik që e çon vendin në të ardhmen”, ka thënë Vuçiqi.

Kujtojmë se Lista Serbe ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga futbollistet më të njohura në botë, Alisha Lehmann,…