Vuçiqi: Do të gjejmë banka private që do të marrin licenca për t’iu dërguar para njerëzve tanë

02 shkurt 2024 | 14:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se vendimi i autoriteteve të Kosovës për anulimin e dinarit serb, është sulm ndaj të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara nga viti 1999, dhe se Serbia do të gjejë institucione që do të marrin licenca për të mundësuar dërgimin e parave për serbët në Kosovë.

Vuçiqi ka paralajmëruar se të hënën e javës së ardhshme, Serbia do të vazhdojë të dërgojë dinarë në Kosovë përmes një “transportuesi të licencuar dhe të autorizuar, kompanisë britanike Henderson, në përputhje me ligjet”.

Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare “Henderson”. /REL

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova është kualifikuar në çerekfinalen…