Vuçiqi: Do të përpiqemi të kemi marrëdhënie të mira me Kosovën

06 prill 2023 | 08:29

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar takim me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë – Serbi.

“Sigurisht që nuk ka dyshim që besojmë se normalizimi i marrëdhënieve mes nesh dhe Prishtinës është i një rëndësie thelbësore, që ne duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit dhe me njëri-tjetrin dhe të përpiqemi t’i bëjmë ato marrëdhënie shumë më të mira”, ka thënë Vuçiqi, shkruan B92.

Ndër të tjera, Vuçiqi ka thënë se vizita e ambasadorit arab në Beograd ka një rëndësi të madhe për për shkak të vazhdimësisë në dialogun politik mes dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Presidenti Donald Trump u akuzua të martën për 34 akuza…