Vuçiqi e kishte quajtur antiserb, ambasadori Rohde i shkon në zyrë për takim

20 janar 2023 | 14:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në takim ambasadorët gjermanë nga rajoni, përfshirë edhe atë të Kosovës, Jorn Rohde.

Për këtë të fundit, Vuçiq pati bërë disa deklarata të ashpra, duke e quajtur atë edhe antiserb. Këto deklarata ai i kishte bërë pas kërkesës së Serbisë për kthimin e disa trupave serbe në Kosovë, e për të cilën ishte përgjigjur Rohde.

“Në ditët e fundit, që nga kërkesa për kthimin e ushtrisë sonë në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 dhe marrëdhëniet e partneritetit që kemi me NATO-n dhe pa dëshirën për konflikt, në vend që të marrim një përgjigje nga KFOR-i, filluam të marrim deklarata të politikanëve, kryesisht nga Gjermania, nga Baerboku, përmes ambasadorit të gjithëpushtetshëm në Prishtinë, i cili ndërhyn në çdo gjë, deri te ambasadori gjerman në Beograd”, kishte thënë Vuçiqi.

Bashkë me ambasadorët nga Beogradi, Tirana, Sarajeva, Shkupi, Podgorica dhe Prishtina, prezent ishte edhe i dërguari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

“Unë theksova rëndësinë që Serbia i kushton marrëdhënieve me Gjermaninë dhe ripërsërita qëndrimet e prera të vendit tonë kur është fjala për bashkëpunimin në rajon dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Vuçiqi në “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun…