Vuçiqi e kundërshton Pacollin: Nuk dhurojmë armë

24 korrik 2018 | 11:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i hodhi poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, se Serbia u dhuron armë disa shteteve, në këmbim të tërheqjes së njohjes së Kosovës.

“Ne nuk dhurojmë armë, ne shesim armë dhe i shesim në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Ç’kuptim kanë akuzat? Apo u pengon se gjithnjë e më pak vende po e njohin Kosovën? Ne do të shesim edhe më shumë armë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Autoritetet në Prishtinë, ditëve të fundit, i kanë bërë thirrje Beogradit zyrtar që të ndalojë të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë të hënën se ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që të ushtrojnë ndikimin e tyre për krijimin e një “armëpushimi politik” me Serbinë.

Pacolli ndërkaq ka pohuar se Serbia po lobon ashpër kundër Kosovës dhe se të dhënat e ministrisë së tij tregojnë se ajo dhuron dhe shet armë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është shprehur i kënaqur me…