Vuçiqi e përkrah luftën e Rusisë ndaj Ukrainës edhe para Zelenskyt e liderëve të rajonit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur edhe njëherë dje besnikërinë dhe marrëdhëniet e afërta me Rusinë dhe presidentin rus Vladimir Putin.
Ai këtë e bëri edhe në Dubrovnik, aty ku ishin mbledhur të gjithë liderët e rajonit përfshirë presidentin ukrainas Volodymir Zelensky, në shtetin e të cilit Putini po kryen luftë të tmerrshme.
Vuçiqi tha se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe se agresionin e vitit 1991 ndaj Kroacisë nuk e sheh siç e shikon Andrej Plenkoviq.
Vuçiqi tha pas samitit të Dubrovnikut të Evropës Juglindore me Ukrainën, në të cilin mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, se nuk ka marrëveshje për të gjitha çështjet, por është e rëndësishme që të diskutohet për parimin e respektimit të integritetit territorial të Ukrainës.
I pyetur nëse Serbia do të vendosë sanksione kundër Rusisë, Vuçiq tha: “Ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, por do të mbetemi pa sanksione ndaj Rusisë, sepse kjo është politika që po ndjekim”.
I pyetur se për sa kohë planifikon të ulet në dy karrige, ai tha se qëndron përballë gazetarëve dhe mbron politikën e Serbisë dhe se Serbia ulet vetëm në “karrigen e saj serbe” dhe mbahet fort pas saj.
Ai ka theksuar se kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka folur për agresionin e vitit 1991 dhe ka thënë se i sheh gjërat krejtësisht ndryshe dhe se është e rëndësishme që Serbia dhe Kroacia të kenë marrëdhënie të mira.