Vuçiqi e pret më 21 tetor pakon e pesëshes ndërkombëtare që i shkon për vizitë në Beograd

11 tetor 2023 | 16:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se do të shkojë në Nju-Jork për seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet më 23 tetor.

“Ne do të shkojmë në Kinë të dielën (15 tetor), pas kësaj do të vijnë ndërmjetësit ndërkombëtarë në Beograd, natën e 21-të do të shkoj në Nju-Jork”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se se do të shihet se çfarë pako do të sjellin të dërguarit e pesë vendeve më 21 tetor, shkuarja e të cilëve është paralajmëruar për fund të muajit.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a pret presione shtesë, Vuçiqi ka thënë se nuk e di se çfarë do të thotë presione shtesë sepse siç ka bërë me dije, ai çdo ditë përballet me presione.

Siç është paralajmëruar në këtë datë, Beogradin do ta vizitojnë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesit e presidentëve të ShBA-së, Francës, Gjermanisë, kryeministres së Italisë, Gabriel Escobar, Emanuel Bonn, Jens Pletner dhe Francesco Talo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar të…