Vuçiqi e pret në takim politikanin gjerman në Beograd pas një serie përplasjesh në distancë, e quan ‘takim të vështirë’
Ndonëse me raport tejet të acaruar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, politikani gjerman dhe kreu i komitetit për punë të Jashtme i Bundestagut, Michael Roth, ka udhëtuar drejt Beogradit për të takuar të parin e shtetit serb.
Për këtë takim ka njoftuar vetë Aleksandër Vuçiq në llogarinë e tij në “Instagram”, duke e pranuar që biseda me politikanin gjerman ka qenë edhe e vështirë, gjë që nënukptohet edhe nga fytyra e Vuçiq në takim.
“Një bisedë shumë e hapur dhe e vështirë me Michael Roth”, ka njoftuar Vuçiq.
Para udhëtimit në Beograd, Rothi gjatë ditës së djeshme kishte qenë cak i politikanes serbe Ana Bernabiq, e cila kishte reaguar ndaj politikanit gjerman për shkak të falënderimit që Roth ia kishte bërë Malit të Zi për përkrahjen e Rezolutës për shpalljen e 11 korrikut Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës.
Rothi dhe Vuçiqi kanë pasur përplasje të vazhdueshme në distancë për çështjen e zgjedhjeve në Serbi dhe gjithashtu edhe për tematika që ndërlidhen me Kosovën.