Vuçiqi: E respektojmë rolin e KFOR-it në Kosovë

17 gusht 2022 | 16:42

Pas takimit të sotëm, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë mbajtur konferencë për media.

Në fjalën e tij, Vuçiqi ka folur edhe për qëndrimin e Serbisë karshi misionit të KFOR-it dhe NATO-s në përgjithësi, duke thënë se duan të shmangin çdo mundësi për përshkallëzim të konfliktit, shkruan lajmi.net.

“Serbia është një vend ushtarakisht neutral, do të mbetet ushtarakisht neutrale dhe në asnjë mënyrë nuk do të marrë vendim në atë kuptim të bllokut”, ka thënë Vuçiqi.

Tutje, ai ka thënë se Serbia do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet me KFOR-in.

“Ne kemi historinë tonë, e cila nuk është e lehtë, nuk është e thjeshtë, por duam të forcojmë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mëtejshme me KFOR-in dhe NATO-n dhe duam të shmangim çdo lloj mundësie të përshkallëzimit të konfliktit”, ka thënë Vuçiqi.

Presidenti serb ka falënderuar edhe një herë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, i cili ka dashur ta dëgjojë qëndrimin e Serbisë.

“Ne folëm për atë që po ndodhte, jo gjithmonë duhet të shohim gjithçka me të njëjtin sy, por ajo që është e rëndësishme për ne është roli i KFOR-it, të cilin ne e respektojmë, dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, i cili me urdhrin tim ka kontaktuar komandantin e KFOR-it në mbrëmjen e tensioneve në veri rreth orës 21:00 dhe mendojmë se kjo ka ndikuar dukshëm në qetësimin e tensioneve dhe zbutjen e krizës në veri të Kosovës”, ka deklaruar Vuçiqi.

Vuçiqi ka thënë se Serbia është gjithmonë në gjendje të gjejë mirëkuptim në dëshirën e Stoltenbergut dhe të gjithë KFOR-it e NATO-s për të siguruar paqen dhe stabilitetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18.08.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…