Vuçiqi e thotë përsëri: Nuk do të heqim dorë kurrë nga Kosova
25 tetor 2024
| 11:52
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk heqë dorë nga Kosova. Sipas tij, kjo nuk do të ndodhë kurrë.
“Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga fytyra jonë, nuk do të heqim dorë kurrë nga Kosova, pavarësisht sa herë e kërkojnë dhe çfarëdo që japin për të”, ka theksuar Vuçiq në një tubim në Partisë Progresive Serbe, raportojnë mediat serbe.
Vuçiqi ka thënë se Serbia duhet të qëndrojë në rrugën evropiane, si dhe të ruajë marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe të gjitha vendet e tjera mike.