Vuçiqi e vulos lidhjen me Putinin, e nis njeriun më besnik drejt Moskës

19 gusht 2022 | 16:12

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë dhe një prej njerëzve më besnik të Aleksandër Vuçiqit, Aleksandër Vulin, do të niset për një vizitë në Moskë javën e ardhshme.

Lidhur me këtë vizitë të Vulinit në Moskë, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka folur ish-ambasadori amerikan, Michael Kirby.

Kirby ka thënë se Vulini gjithmonë ka qenë i orientuar kah Moska dhe jo drejt Brukselit.

“Nëse ai do të shkonte në një destinacion evropian nga Beogradi, duket se Moska është vendi i parë që do të shkonte zakonisht. Me këtë në mendje, mendoj se Serbia duhet të merret me atë që mendon se do të ndodhë në Ukrainë, sepse narrativa aktuale që del nga Beogradi është shumë pro-ruse”, ka thënë Kirby për “Zërin e Amerikës” kur është pyetur nëse sheh lidhje mes dialogut të Brukselit dhe udhëtimit të Vulin në Moskë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ka nisur…