Vuçiqi falënderon Nigerinë për mosnjohjen e Kosovës
19 mars 2021
| 14:21
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në takim ambasadoren e Nigerisë, Eniola Olaitan Ajaji, të cilën e ka falënderuar për mosnjohjen e Kosovës.
“Falënderojë Nigerinë për respektimin e ligjit ndërkombëtar duke respektuar integritetin dhe sovranitetin e Serbisë duke mos e njohur pavarësinë e vetëshpallur nga Kosova”, ka thënë Vuçiq, shkruan “pink.rs”.
Vuçiqi është shprehur se pret që Ambasada e Nigerisë të rihapet në Beograd.
“Ne presim që ambasada nigeriane të rihapet në kryeqytetin tonë, që ne të mund të kemi kontakte më të shpeshta me qëllimin për të shfrytëzuar mundësitë e mëdha për bashkëpunim”, ka thënë Vuçiqi