Vuçiqi flet në telefon me Makronin rreth dialogut me Kosovën: Bisedë e shkëlqyer
21 qershor 2024
| 13:31
Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ka njoftuar ka realizuar një bisedë telefonike me Emmanuel Macron, president i Francës.
Vuçiqi e ka cilësuar bisedën me Macronin si të shkëlqyer.
Sigurisht, në një postim në “Facebook”, ai ka përmendur edhe Kosovën, duke pretenduar se serbët e Kosovës po privohen nga çdo e drejtë.
“Bisedë e shkëlqyer me presidentin Macron për çështjet urgjente në rajonin tonë, ndryshimet aktuale politike në kornizat evropiane dhe globale dhe ndikimin e tyre të mundshëm në Serbi dhe vendin e saj në kontekstin e dhënë”, ka shkruar Vuçiqi.