Vuçiqi flet për përballjen me Kurtin më 19 korrik në Bruksel

14 korrik 2021 | 14:23

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se delegacioni i Beogradit do të shkojë në Bruksel për të vazhduar dialogun më 19 korrik, “me besimin më të mirë, dhe për të diskutuar dhe zgjidhur probleme specifike”.

I pyetur se çfarë pret nga negociatat e reja në Bruksel ku do të ballafaqohet për herë të dytë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai ka thënë se beson që  përparimi është i nevojshëm.

“Sa i përket Brukselit, ne po shkojmë me besimin më të mirë, për të biseduar dhe zgjidhur probleme specifike që nga personat e zhdukur për gjithçka tjetër”, ka thënë ai në një deklaratë për media, raporton “Tanjug”.

Vuçiqi ka vënë në dukje se dialogu është i rëndësishëm për Serbinë, sepse sipas tij kur të përparojnë në këtë proces do t’i sjellin investitorët më lehtë dhe më shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacientët dhe familjarët e tyre çdo ditë janë duke u…