Vuçiqi: Gjermania po udhëheq fushatë të ashpër për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës

01 maj 2024 | 14:51

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të mërkurën se situata në lidhje me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) është e paqartë, por se Gjermania po bën një “fushatë brutale” për anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

“Ata do t’i kenë në mes të 29 deri 33 vota, dhe 31 është shumica që u nevojitet, kështu që gjithçka ndodhet në teh”, ka thënë Vuçiqi gjatë një turneu në kantierin e ndërtimit “EXPO 2027” në periferi të Beogradit.

“Serbia do të vazhdojë të luftojë, por nuk mund të përballemi me Gjermaninë, Francën dhe të tjerët”.

“Ata po përdorin truke të ndryshme, edhe kur është fjala për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar dëshminë e tij, dëshmitari i 60-të në rastin…