Vuçiqi: Gjithçka që është nënshkruar në Bruksel duhet të zbatohet, por jo me rregulloret e Kosovës
29 shtator 2020
| 13:07
Gjithçka që është nënshkruar në Bruksel duhet të implementohet, por jo në përputhje me rregulloret e Kosovës, sepse nëse gjithçka shikohet në atë mënyrë, duhet të jetë në përputhje me rregulloren e Prishtinës ose Beogradit, pa ndryshuar asgjë, atëherë është e pamundur për të arritur ndonjë kompromis.
Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Në këtë mënyrë, ai ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të qeverisë gjermane, Stefan Seibert se gjithçka e nënshkruar në 2013 dhe 2015 duhet të realizohet dhe që Asociacionin duhet të zbatohet në përputhje me rregulloret e Kosovës, raporton “Tanjug”.
Ai ka theksuar se mesazhet nga Prishtina shpesh janë të paqarta për të, sepse sipas tij nuk janë racionale.