Vuçiqi ha byrek para takimit me Kurtin: Na pret një javë e vështirë

16 maj 2021 | 14:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka publikuar një fotografi në llogarinë e vet në “Instagram”, ku shihet duke ngrenë byrek, teksa ka treguar se si është duke u përgatitur për javën e ardhshme, e cila ka thënë se do të jetë e vështirë për të.

Vuçiqi, javën e ardhshme do të jetë në Bruksel, në një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan “Epoka e re”.

“Byrek dhe kos, përgatitje e shkëlqyeshme për javën e vështirë përpara. Ne kemi takime të rëndësishme dhe besoj të suksesshme në Lubjanë, Bruksel dhe Pragë. Parimet politike janë forca jonë, dhe bashkëpunimi me Evropën dhe botën na garanton siguri ekonomike dhe një të ardhme më të mirë për ne. Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiqi.

Takim joformal i liderëve të rajonit, i ftuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell është duke u vlerësuar i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve. Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

https://www.instagram.com/p/CO7Tqi0J8ai/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bb8beb5a-18aa-428d-9fe7-36b0c3c802d9

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi, ka…