Vuçiqi hospitalizohet pas problemeve me zemër
16 nëntor 2019
| 10:41
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është hospitalizuar pas disa problemeve me zemër, kanë njoftuar më 16 nëntor përmes një komunikate nga Zyra e Presidentit.
Në komunikatë theksohet se Vuçiq është hospitalizuar më 15 nëntor në Spitalin Ushtarak të Beogradit.
Vuçiq, një ish-nacionalist ekstrem që aspiron të bëjë Serbinë pjesë të Bashkimit Evropian, ka postin e presidentit të Serbisë që nga viti 2017, ndërsa Partia Progresive që drejtohet nga ai, ka marrë pushtetin më 2012.
Lideri populist është përballur me akuza për pengim të lirisë së mediave dhe demokracisë në vend.
Qeveria e Vuçiqit ka forcuar raportet e Serbisë me aleatin tradicional Rusinë.